Osmani-Stoev: Thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve është në interes të përbashkët

401

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Svetllan Stoev, në margjinat e takimit të Ministrave për Punë të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi.

Në takim bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e ndërsjella për të ruajtur në vazhdimësi ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejmë si kontribut për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon.

Me kujdes të veçantë u shqyrtuan perspektivat për të hapëruar në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua edhe vullneti i përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur pritjet e qytetarëve të të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit arritën në përfundim se zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve është në interes të përbashkët.

Comments