Dalin pamjet e incidentit gjatë takimit Biden-Putin
Një gazetar i NBC News tha se u sulmua me bërryla dhe u shtye, nga zyrtarë të sigurisë, të shtypit dhe të qeverisë që bërtisnin në të dy gjuhët, rusisht dhe anglisht.
Sigurimi rus “tërhoqi litarin e kuq” që ndante mediat nga udhëheqësit në përpjekje për t’i mbajtur gazetarët larg presidentëve dhe u bërtiti gazetarëve për të dalë nga dhoma dhe filloi t’i shtynte ata.
Kjo u prit me britma nga gazetarët amerikanë dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke i thënë sigurimit rus të ndalonte së prekuri ata. Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjeve, agjentët rusë të sigurisë u kanë bërtitur gazetarëve që të dalin jashtë, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë “ua kanë kthyer bërtitjen agjentëve rusë të sigurisë që të mos i prekin gazetarët”.
“Konflikti mediatik ka qenë një nga më kaotikët që kam parë në një event presidencial në 9 vjet”, u shpreh Anita Kumar, një korrespodente e Shtëpisë së Bardhë.
“Të dy presidentët panë dhe dëgjuan sherrin e mediave përpara tyre. Ata u shfaqën të kënaqur nga skena,” tha një reporter nga vendi i ngjarjes.
vendi i ngjarjes.