Mbahet në Vjenë Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti sërish në tryezë me Brnabiç, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

485

AUSTRI
Në Vjenë po mbahet sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor disa ditë pas atij të Tiranës.

Samiti drejtohet nga kancelari austriak, Sebastian Kurz. Të pranishëm në mbledhje janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, Albin Kurti i Kosovës, Krivokapiç i Austrisë, Tegeltija e Bosnjes dhe Zaev i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë në këtë tryezë mungon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por si përfaqësuese e qeverisë shqiptare është ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Më 10 qershor u mbajt Samiti i fundit i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Përveç marrëveshjeve, nuk mungoi edhe debati. Albin Kurti dhe Ana Brnabiç patën polemika me njëri tjetrin për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. 5 ditë më vonë Kurti u takua me Vuçiç në Bruksel ku pati dhe aty një debat të ashpër.

Sot Kurti rikthehet në tryezë me Ana Brnabiç sërish në një Samit.

(BalkanWeb)

Comments