Do të vras ty dhe fëmijët”/ Auron Tare rrëfen sulmet: Mu afrua te makina dhe më goditi në fytyrë

577

Lajmi se ishte dhunuar fizikisht dhe verbalisht studiuesi dhe aktivisti Auron Tare pati një reagim të madh në media. Në një lidhje live Auron Tare në emisionin “Breaking” në “Top News” tha se jam dhunuar dhe goditur fizikisht. Pronarët e kompanisë më kërcënuan se do më vrasin fëmijët, ka thënë ai.

Para disa ditësh mora një ftesë nga kryebashkiaku i Tepelenës për një ftesë për dëgjesës me pronarët e kompanisë dhe me banorët e zonës. Zbrita nga makina dhe po flisja me banorët në moment nga kantieri dalin pronarët të cilët u konfliktuan me banorët. Fredi Qenaj mu drejtua personalisht duke më kërcënuar se do më vriste mua dhe fëmijët nëse do vija në degjesë dhe më goditi. Ishte një situatë e qetë dhe nuk e kuptova se përse u përkeqësua kjo lloj situate. Ishte një skenë e turpshme dhe unë e kisha menduar se do ndodhte nga disa njerëz. Edhe zyrtari i Bashkisë është i kërcënuar. I bëj thirrje policisë se kjo mund të shkoj edhe më keq. Pasi situata plasi me grushta dhe shqelma, unë isha kundër gurores që po ndërtohej në një zonë turistike. Unë vajta të dëgjoj se çfarë ishte kjo, gurorja nuk ka leje prandaj mbledhje bëhej që banorët të ishin dakord dhe të merrej leja,” tha Tare.

Ai deklaroi se u gjend në një situatë të papritur, pasi u mundua që të toleronte në mënyrë që debati të mos kalonte në një dhunë verbale.

Pronari më duket që e ka emrin Fredi Qenaj mu drejtua personalisht, duke më thënë se po të kishte ardhur mund të më vriste mua dhe fëmijët. Unë u largova te makina. Mu afrua më qëlloi në fytyrë e pashë që situata, u acarua shumë, e pa nevojshme, nuk kishte nevojë fare. Jam goditur e kapur nga ai“, tha ai më tej.

Tare theksoi se ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen, duke theksuar organet e zbatimit të ligjit reaguan në mënyrë të menjëhershme.

Edhe zyrtari i bashkisë ishte me mua, është kërcënuar në të njëjtën, mënyrë. Ai është më i kërcënuar se është i zonës. I bëj thirrje se situata është e acaruar shumë, se do të ketë konflikte më shumë, pasi aty janë qëlluar pleq me shkelma e grushta. Meqë merrem me turizëm, doja të dija se çfarë problemi ka me atë zonë. Nuk e mendoja fare këtë skenë, mënyra se si u kërcënuam është totalisht e papranueshme. Edhe një herë i bëj thirrje policisë dhe drejtësisë që të marrin masa, pasi do të ketë shumë probleme“, tha Tare.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer.

Comments