Izraeli do t’u japë palestinezëve 1 milion doza të vaksinës anti-COVID

353

vaksinave kundër koronavirusit për Autoritetin Palestinez, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të vaksinave, kanë thënë zyrtarët, raporton REL. Sipas marrëveshjes, Autoriteti Palestinez duhet t’i japë Izraelit një numër reciprok të dozave në një prej dërgesave që pritet të pranojë më vonë gjatë këtij viti.

Vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech, që pritet të dorëzohen në territoret palestineze, janë afër skadimit. Izraeli është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar përpjekjet për vaksinim në territoret e pushtuara.

Rreth 55 për qind e izraelitëve që u takojnë grup-moshave për vaksinim, kanë marrë të dyja dozat, në kuadër të fushatës për vaksinim masiv, pasi ky shtet ka pranuar miliona doza të vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Rreth 30 për qind e palestinezëve të rritur në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gaza, kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas zyrtarëve palestinezë.

Marrëveshja për dërgim të një milion vaksinave është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit të ri izraelit Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën dhe ka zëvendësuar Benjamin Netanyahun. Ende nuk është bërë e qartë se kur do të dërgohen këto vaksina te palestinezët.

Në deklaratën e Qeverisë izraelite është thënë se Izraeli pret që të pranojë doza reciproke të kompanisë Pfizer në shtator apo tetor. Palestinezët tashmë kanë pranuar vaksina nga Rusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpërndan vaksina për vendet e varfra.

Comments