Greqi/ I veshur me jelek antiplumb dhe me maskë të zezë në fytyrë, momenti kur bashkëshorti vrasës u shoqërua nga efektivët (FOTO)

404

Me pranga në duar dhe me jelek antiplumb pjesëtarë të forcave speciale të Policisë shoqërojnë për në prokurori 32 vjecarin grek Haralambos Anagostopoulos, të ashtuquajtur vrasësi me fytyrë engjëllorë, i cili me krimin që pohoi një ditë më parë ka shokuar gjithë Greqinë dhe jo vetëm.

Pasi ka pohuar vrasjen e bashkëshortes së tij me origjinë britanike,  vetëm 20 vjeç, para  foshnjës së tyre 11 muajshe natën e 11 majit, tashmë me shikim të akullt, ai mbërrin në prokurori për të dëgjuar ekzekutimin e urdhër-arrestit të tij dhe më pas para hetuesit, nga i cili ka kërkuar të marrë afat për deponimin e tij përfundimtar të martën që vjen në mëngjes.

Më herët policia greke në një konference për shtyp ka deklaruar se suksesi në zbardhjen e këtij krimi monstruoz ka ardhur pasi hetuesit duke punuar në mënyrë të koordinuar për këtë çështje të vështirë pasi nuk kishte prova dhe gjurmë brenda shtëpisë ku u krye vrasja, ndërtuan një marrëdhënie besimi me burrin e viktimës.

Përveç orës dhe celularit të 20 vjeçares Karolajn, teknologjia ka ndihmuar policinë greke edhe në zbulimin e kartës së memories së kamerave të sigurisë si dhe në analizën e shprehjes se fytyrës në deklaratat e para të bashkëshortit kriminel para mediave, vetëm disa orë pasi me jastëk i mbylli gojën dhe sytë përgjithmonë, gruas qe i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

Babis Anagnostopulos, burri i gruas së vrarë: Athinë, 11 maj 2021

Uroj që askush të mos kalojë kurrë atë që kemi kaluar natën e kaluar. Asgjë tjetër. Policia di çfarë të bëjë dhe do t’i kapë ata. Atë që kemi kaluar unë dhe familja ime , uroj të mos i ndodhë kurrë askujt tjetër .

32-vjeçari tashme ndiqet penalisht me akuzat për dy krime -vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore dhe -abuzimi me kafshët, pasi përveç bashkëshortes për te mbuluar gjurmët e krimit ka vrare edhe qenin e tyre.

Gjithashtu akuzohet edhe për shkeljet penale si – akuza te rreme duke hedhur fajin dhe dyshimet tek persona te tjerë, shqiptare apo gjeorgjiane siç u shpreh para disa ditësh, si dhe për deponime të vazhdueshme të  rreme.

Ne urdhër arrestin e tij autoritetet shkruajnë: -I dyshuar për t’u arratisuar për shkak të statusit të tij si pilot si dhe gjendjes se mire financiare. – I dyshuar për kryerjen e krimeve të reja për shkak të mënyrës se si ai vrau Carolajnen dhe se si mashtroi autoritetet me prova të rreme.

Sipas avokatit te tij, vrasësi duket se është penduar për aktet e kryera dhe ka kërkuar te dije se sa do te jete dënimi I tij ,duke shprehur dëshirën  për të mbajtur kujdestarinë e fëmijës së tij,një çështje qe do të vendoset në orët e ardhshme nga Prokuroria e të Miturve.

https://top-channel.tv/video/top-channel-akuza-per-grekun-qe-vrau-gruan-me-pranga-ne-duar-para-hetuesve-pranon-krimin/
FOTO GALERI
1/17

Top Channel

Comments