Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.074 testime dhe janë regjistruar 4 raste të reja.

Prej rasteve të reja ka në Shkup, Prilep, Tetovë dhe Koçani.

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP po ashtu regjistroi edhe 68 pacientë të shëruar, dhe një person të vdekur nga Shkupi (80).

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.616 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 149.790 janë shëruar dhe 5.475 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 351./Telegrafi/