Nëntë të vdekur e 15 të plagosur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi

439

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 24 persona, dy pilotët dhe parashutistë. Aeroplani u ngrit pa probleme nga aeroporti, por disa minuta më vonë piloti dërgoi një sinjal se njëri nga motorët ishte fikur.

Sipas shërbimeve mjekësore, mes 15 të plagosurve, katër ishin në gjendje të rëndë dhe 11 në gjendje të lehtë. A

eroplani i rrëzuar i përket Kompanisë së Ndihmës Vullnetare të Ushtrisë Ruse, Forcave Ajrore dhe Marinës (DOSAAF), ndërsa mbante parashutistë nga qendra e trajnimit Kuzbass.

Comments