Beteja e kujdestarisë/ Angelina Jolie thotë se tre nga fëmijët e saj donin të dëshmonin kundër Brad Pitt (fotot)

396

Aktorja e Hollywood, Angelina Jolie pretendon se tre nga fëmijët e saj kërkonin të dëshmonin kundër babait të tyre Brad Pitt gjatë betejës së zgjatur ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, sipas dokumenteve të padisë.

Jolie 46 vjeçe, dhe Pitt 57, finalizuan divorcin e tyre më 2019 por janë prindër të gjashtë fëmijëve, pesë prej të cilave minorenë: Maddox, 19 vjeçe, Pax 17, Zahara 16, Shiloh 14 dhe binjaket Vivienne e Knox, 12 vjeçare. Dokumentet nuk cilësojnë se cilët nga fëmijët dëshironin të dëshmonin në çështje.

Padia e vitit 2020 që është parë nga revista amerikane Us Weekly, thotë se grupi i avokatëve të Jolie ka thënë se tre nga fëmijët kishin kërkuar të dëshmonin në procedimet e kujdestarisë.

Avokatët e Jolie thanë se “fëmijët për të cilët po debatohet kujdestaria, e kuptojnë shumë mirë atë që po ndodh. Gjyqi do të ketë pasojat e tij emocionale te ta prandaj do të ishte e pajustifikuar që ata të dëshmonin në çështjen e rëndë”.

Kur Jolie e Pitt pranuan fillimisht gjykatësin Ouderkirk për të ruajtur private detajet e çështjes, gruaja tha se kishte konflikt interesi prej lidhjes së tij te biznesit me avokatët e Pitt.

Muajin e kaluar u raportua se dëshmia e birit të çiftit Maddox nuk ishte pozitive në lidhje me Brad, dhe se ai nuk përdor Pitt si mbiemër në dokumente por Jolie, edhe pse Angelina ka thënë se nuk e mbështet këtë ide.

Jolie depozitoi fillimisht kërkesën e divorcit në 2016 – duke cituar si arsye “shëndetin e familjes” – pas një konflikti në një fluturim privat nga Franca drejt Los Angeles ku ajo akuzoi Pitt për sjellje abuzive ndaj birit Maddox, i cili asokohe ishte 15 vjeç.

FOTO GALERI
1/5

Aktorja e Hollywood, Angelina Jolie pretendon se tre nga fëmijët e saj kërkonin të dëshmonin kundër babait të tyre Brad Pitt

Top Channel

Comments