Zaev-Pina: Maqedonia e Veriut punoi dhe duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së

378

Mbështetje e fuqishme nga Portugalia dhe nga kryesimi portugez për europerspektivat e Maqedonisë së Veriut, është shprehur në takimin e Kryeministrit Zoran Zaevit me ambasadoren portugeze në vend Marija Virzhinja Pina.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, është theksuar se Portugalia, si shtet që ndërton ura, veçanërisht i respekton politikat e Kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë – në krijimin e zgjidhjeve, në vend të problemeve.

“Kjo, siç është konstatuar, është rasti me zhvillimin e raporteve të mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe proceset reformuese në plan vendor, për shkak të të cilave, Portugalia, si vend që kryeson me Këshillin e BE-së, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së”, qëndron në kumtesë.

Zaevi shprehu falënderim të madh për investimet dhe angazhimet e Portugalisë, në kuadër të kryesimit portugez, për vazhdimin e procesit për zgjerimin e BE-së, përmes zgjidhjeve kreative, të cilat vendi ynë i vlerëson si bazë e mirë në zhvillimin e raporteve me Republikën e Bullgarisë.
“Treguam si shtet se jemi demokraci funksionale multietnike, që është fuqishëm e përcaktuar drejt vlerave evropiane. Mbështetja e vendeve anëtare të BE-së është shumë e rëndësishme për ne. Por, qëndrimi ynë është se për atë që është punuar, është koha të jepet mirënjohje përmes një hapi konkret në rrugën tonë të integrimit evropian”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekzistojmë baza të mira për bashkëpunim më të thellë dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë dhe për avancimin e marrëdhënieve në ekonomi, kulturë, politika sociale.

Comments