“Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me popullin e Kosovës”

854

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot gjatë vizitës në Gjermani ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble. Konjufca ka falënderyuar Schaublen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën “Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.”, ka shkruar Konjufca në facebook. Ai ka shtuar se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovēs. /21 Media

Comments