Kurti dhe Kamberi diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

534

Kryeministri Albin Kurti sot priti në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe shefin e Grupit parlamentar ”Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilin bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi. Po ashtu, u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe ”rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014”. ”Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, u bë e ditur në komunikatë. Përveç kësaj, në takim u diskutua edhe për dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vdhe në Vjenë./21Media

Comments