Qeveria nuk tërhiqet nga taksa ekologjike, derivatet do të shtrenjtohen
Taksa ekologjike prej 3.5 denarë pa TVSH për karburantet dhe ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind do të jetë pjesë e agjendës së seancës së nesërme të qeverisë. Një sërë reagimesh nga odat ekonomike, por edhe në rrjetet sociale nuk ia ndryshuan mendjen qeverisë nga qëllimi për t’i futur këto masa. Pritjet e ministrit të financave, Fatmir Besimit janë se nga 1 korriku, dy zgjidhjet ligjore do të fillojnë të zbatohen, megjithëse për ta tani duhet të bëhen ndryshime në ligjet ekzistuese dhe duhet të marrin dritë jeshile nga deputetët në kuvend.