Vuçiq nesër iu jep llogari deputetëve për takimin me Kurtin dhe procesin e dialogut

376

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’u paraqesë deputetëve në parlament një raport mbi rrjedhën e negociatave me Prishtinën dhe mbi situatën në Kosovë.

Në një seancë të veçantë të Parlamentit, Vuçiq do të paraqesë Raportin për punën e Zyrës për Kosovë në periudhën nga maji 2019 deri në qershor të këtij viti, si dhe raportin mbi procesin e negociatave me Kosovën që nga maji 2019 deri më 15 qershor kur edhe u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Comments