Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

343

Organet hetimore do të punojnë për të zbardhur mënyrën se si janë blerë librat shkollorë.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Milla Carovska, sipas të cilës auditimi në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjeti mospërputhje, me çrast është konstatuar se librat shkollorë janë miratuar gjatë procedurave në të cilat ndonëse kishin rezultate më të larta nuk morën miratim për përdorim, ndërsa disa tekste tjera tjera shkollore morën vendime të tilla megjithë notat e ulëta që kishin.

Në intervistë me emisionin 360 gradë, Carovska theksoi se nxënësit nuk do të mbeten pa libra shkollorë vitin e ardhshëm shkollor.

Ministrja e Arsimit tha se ligji i ri për librat shkollorë që është në Parlament do të demonopolizojë blerjen e librave shkollorë, pasi me te, më shumë kompani do të jenë në gjendje të konkurrojnë me më shumë libra shkollorë dhe të jenë në treg, ndërkohë që shkollat nga ana e tyre do të përcaktojnë se cilin libër do ta blejnë për një një vit të caktuar shkollor dhe një lëndë të caktuar.

Comments