Deklarohet motra e Kim Jong-un: Shtetet e Bashkuara do të zhgënjehen

424

Zyrtarja e lartë e partisë në pushtet në Korenë e Veriut, Kim Yo-jong, ndryshe motra e liderit të këtij vendi Kim Jong-un, ka deklaruar se raportimet e mediave që kinse mënyra me të cilën Washingtoni e sheh dhe jep sinjale për Pyongyang, mund t’i sjellë amerikanëve dëshpërim dhe zhgënjim të madh.

Ajo i është përgjigjur këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të dielën tha se deklarata e fundit e Kim Jong-un me të cilën bënte thirrje për përgatitje për konfrontim por edhe në diplomaci me SHBA-të, paraqet një “sinjal interesant” nga ana e Pyongyang, transmeton Telegrafi.

“Duket se SHBA-të ndoshta e interpretojnë situatën në atë mënyrë për të siguruar arsye për vete. Pritjet që kanë vendosur ‘t’i mbjellin’ në rrugën e gabuara – do t’i çojë drejt një zhgënjimi më të madh”, ka thënë ajo.

Deklarata e Kim Yo-jong vjen në kohën kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherit i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim – që sot pritet të takohet me presidentin jugkorean Moon Jae dhe ministrin për Bashkim, Lee Ji-jong, i cili është i angazhuar për raportet me fqinjin verior.

Të hënën Sung Kim ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me përfaqësues të Koresë së Veriut kudo qoftë, pa kushte – duke theksuar si i gëzohet bisedës pozitive për të cilën pretendon se do të pasojë së shpejti. /Telegrafi/

Comments