Arrestohen dy ish-zyrtarë komunalë, dyshohen për falsifikim dokumentesh

22,210

Dy ish-zyrtarë komunalë, njëri nga Komuna e Prishtinës dhe tjetri nga Fushë-Kosova, janë ndaluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorim i pozitës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i ka thënë KOHËS, se të dyshuarit janë ndaluar të martën rreth orës 13:00 për 48 orë.

Të dyshuarit tash e sa kohë janë në pension.

Arrestimi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thuhet se të dyshuarit janë ish-zyrtarë të gjendjes civile, të cilët kundërligjshëm kanë regjistruar në sistemin elektronik persona të dyshuar, që pastaj kanë marrë dokumentet identifikuese me të dhëna të pavërteta.

Comments