Shqipëri, 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

324

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar pesë persona pozitivë me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Rastet e reja me virusin kanë rezultuar nga 4,064 testime që janë kryer.

Ndër këto raste, tre janë identifikuar në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Dy pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore   5

Të shëruar në 24 orë   12

Të shtruar në spitale   2

Humbje jete në 24 orë  0

 

Comments