Negociatat me Shqipërinë, Varhelyi: Prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene!

421

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që u bë shkas për të mos u caktuar data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi e bëri të qartë se puna do të vijojë me intensitet në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, teksa thekson se ajo do të ketë prioritet kryesor.

“Kur flitet për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, shumë është bërë gjatë muajve të fundit e është arritur një progress i dukshëm. Jemi në hapat e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur këtë çështje: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të ketë prioritet”, ka shkruar ai.

Problemet mes Sofjes dhe Shkupit u bënë sërish pengesë për një vendimmarrje në favor të organizimit të kësaj konference, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet. Gjithçka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. Për Shqipërinë, pati konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Holanda një ndër vendet më skeptike, ra dakord me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

Comments