Nismë e re rajonale për bashkëpunim të shteteve nga Ballkani Perëndimor

459

Bashkëpunimi rajonal është katalizator i rëndësishëm për pajtim të rajonit,  marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mendoj se rajoni me të vërtetë  është shumë përparues në këtë kuptim. Dikush ka llogaritur se ka 71 nisma rajonale, dhe mund të thuhet se kemi inflacion nga nismat rajonale dhe se rezultatet  nuk janë në pajtim me madhësinë e investimeve të bëra. Megjithatë nuk do ti kisha nënvlerësuar rezultatet e këtij  komunikimi të rritur dhe se kjo i nevojitet rajonit.

Këtë e theksoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në “Forumin  ekonomik të Shkupit” njëditor,  dhe paralajmëroi se Maqedonia e Veriut javën e ardhshme do të jetë nikoqir i nismës së re për lidhje të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Vetëm këtë muaj, thotë, kemi pasur samit të liderëve nga Vendet Ballkanike  prej procesit Brioni, samit në Tiranë, javën e ardhshme është Samiti i Prespës i cili do të mbahet në Ohër.

“Dikush komenton se 50 për qind e problemeve në BE zgjidhen me vetë takimet e liderëve dhe mendoj se  ky është parakusht i rëndësishëm për  bashkëpunimin rajonal, në një rajon  i cili para 30-të viteve ishte  rrezikuar nga veprimet ushtarake. Dua të paralajmëroj se lansojmë edhe nismë të re B6 nga ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve nga Ballkani Perëndimor me qëllim që rregullisht, shpesh  dhe në mënyrë joformale të takohemi me qëllim që të mund të vendosim  komunikime më të mira personale dhe ndërshtetërore, ndërsa për herë të parë mbledhja do të mbahet këtu në Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme”, tha Osmani.

Në lidhje me realizimin ndërmjet Vendeve të Ballkanit dhe BE-së, Osmani thotë se situata është e qartë, gjithë rajoni është ishull i rrethuar me shtete anëtare të BE-së, me 80 milion njerëz, ndërsa dy e treta e ekonomisë  është e lidhur me ekonominë e BE-së.

“Do të thotë nuk ka alternativë tjetër përveç rajoni një ditë  të integrohet në tregun e vetëm të BE-së. Por që të arrijmë deri te portat e BE-së duhet t’i hapni rrugët. Çështja është nëse portat e BE-së i kemi të hapura. Unë mendoj ende jo, sepse tregu ynë është fragmentuar me shumë pengesa administrative të cilat e zvogëlojnë  potencialin e rajonit. Për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme ta lirojmë atë potencial ta defragmentojnë ekonominë tonë dhe ta plotësojmë marrëveshjen e Sofjes në suaza të Procesit berlinas”, tha Osmani.

Ai gjithashtu tregoi edhe për infrastrukturën e cila është një problem. “Malet kanë ndikuar shumë në bashkëpunimin rajonal dhe mendoj se ato ende na pengojnë. Kemi mal ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë  për shkak të së cilës për 200 km nga Shkupi deri në Sofje duhet të vozisni më shumë se katër orë. Prandaj është e rëndësishme, theksoi ai, infrastruktura të përmirësohet, të vazhdojmë të investojmë  në të dhe ta realizojmë  gjithë potencialin për investime në tregti që t’u bashkangjitemi shteteve të BE-së.

Comments