42 gradë Celsius! Sa do të rriten temperaturat në dy ditët në vazhdim

543

Vendi ynë është goditur nga rryma të nxehta afrikane çka pritet të sjellin rritje të temperaturave.

Ditën e nesërme po ashtu dhe ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se të enjten, në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.

Gjithashtu sic shihet tek materiali bashkëlidhur temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 grad celcius!

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometrit mund të mos zbresi nga vlerat 25 apo dhe 27 grad celcius!!!

Comments