KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

300

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke njohur si fituese të 74 mandateve Partinë Socialiste.

Mësohet se edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçit i është certifikuar mandati i deputetit, për shkak se nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen. Ai do të paraqitet në seancën plenare në shtator, por nuk do ta bëjë betimin, duke zgjedhur në këtë mënyrë që lamtumirën e fundit ta japë atje ku edhe e nisi karrierën e tij politike, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Ruçi njoftoi largimin e tij nga politika gjatë Kongresit së PS-së, në stadiumin Air-Albania, disa ditë më parë.

Comments