Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë

358

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar.

Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

U rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e procesit si palë e interesuar.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e bërë për pjesëmarrjen në seancë të Pjerin Ndreut si kryetar i ri i Shoqatave të Bashkive, pasi vendosja e tij në krye të këtij organi nuk është çertefikuar nga gjykata.

Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë vetëm seancë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale të mbajtura në 30 qershor të vitit 2019, për të cilat është ngritur një padi nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila ka qenë njëkohësisht edhe kryetare e Shoqatave të Bashkive duke depozituar kërkesën në emër të këtij organi.

Comments