Hakimi drejt PSG-së, Interi e gjen pasuesin e tij te Lazio

378

Manuel Lazzari mund të ndjekë Simone Inzaghin te Interi. Sipas gazetës Il Messagero do të jetë pikërisht anësori i skuadrës bardhekaltër zëvendësuesi i Achraf Hakimit i cili në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet te Paris Saint Germain me të cilët ka arritur një marrëveshje për një kontratë afatgjatë me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, plus 2 bonuse. Përsa i përket Lazzarit Interi ka arritur një akord paraprak me Lazion mbi bazën e 22 milionë eurove, plus 4 të tjera në formë bonusesh. M

arrëveshja mes Interit dhe Lazios për Lazzarin do të bëhet publike vetëm në momentin që Hakimi do të jetë zyrtarisht pjesë e PSG. Ndërkohë klubi bardhekaltër me shitjen e Lazzarit do të hidhet në sulm për Julian Brandt të Borussias së Dortmundit.

Comments