Shqipëri, asnjë humbje jete dhe vetëm 1 rast i ri në 24 orët e fundit
Asnjë vdekje dhe vetëm një i infektuar. Ky është bilanci në Shqipëri me situatën ditore të koronavirusit. Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Ndërkohë po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.