Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

375

Kreu i Biontechu, Ugur Sahin pohoi se vaksina e prodhuar prej kompanisë së tij dhe Pfizerit amerikan është efikase edhe kundër variant të ri Delta të koronavirusit me origjinë nga India. Kreu i sipërmarrjes gjermane BioNTech dha tani lajmin e mirë.

Sahin u shpreh se informacionet mbi mutacionet e reja të virusit po shtohen dita-ditës, ndërsa vihet re se imuniteti i të vaksinuarve me kohën dobësohet dhe nga ana tjetër krijohen variante të reja.

“BioNTech po punon për procedura më pak të ngurta në sektorët e teknologjisë, prodhimit dhe marrjes së lejeve, kjo për të qenë gati dhe për të reaguar shpejt, nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë për vaksinimin e mëparshëm apo një përshtatje me një degëzim të ri të virusit.

Ne po analizojmë aktualisht efektshmërinë e vaksinës edhe kundër varianteve të reja” u shpreh ai, ndërsa shtoi se pret që që një vaksinë e tretë për rigjenerimin e imunitetit të ketë një rëndësi të madhe.

Sipas Sahin sipërmarrja bioteknologjike e Mainzit dhe partneri Pfizer në këtë vit planifikojnë një kapacitet prodhimi prej 3 miliardë dozash vaksine- dhe vitin e ardhshëm prodhimi do të rritet.

Sipas Institutit Robert Koch, RKI infektimet me variantin Delta mund të çojnë në sëmundje të rëndë nga covid teksa ai përhapet me shpejt se të tjerët.

Top Channel

Comments