Rritja e temperaturave ka shtuar edhe numrin e zjarreve në rajonin e Pollogut

536

“Zjarret, por edhe intervenimet e zjarrfikësve, me rritjen e temperaturave ditëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen. Sidomos në ambiente të hapura, kështu siç e shihni”.

Nga intervenimi i sotëm për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës u lëndua, ndërsa ditë më parë raportohet edhe për tre zjarrfikës të tjerë të lënduar.

Me ngritjen e temperaturave ku tash në vendin tonë ka temperatura tropikale, ka filluar paraqitja e zjarreve me të madhe. Vetëm dje kemi pasur tetë intervenime. Numri i intervenimeve që nga janari e deri më sot është 301. Raste tragjike sivjet kemi tre, dhe duke intervenuar në këtë vendngjarje ku jemi tash, kemi të lënduar një koleg – deklaroi Uka Aliti, Komandant i NJTKZ Tetovë.

Zjarrfikësit thonë se përkundër apeleve të shumta, numri i zjarreve shtohet gjithnjë e më shumë nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm. Policia deri tani nuk ka arritur të kapë asnjë person për zjarr vënie të qëllimshme në Tetovë. Nga SPB-ja e Tetovës thonë se për zjarr vënie të qëllimshme varësisht nga dëmi që shkaktohet parashihet dënim me burg nga 1 deri në 5 vite.

Bashkim Sulejmani

Comments