Konfiskohen 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara
Dogana e Kosovës njofton për konfiskimin e 1200 litrave pije të kontrabanduara.
Dogana ka bërë të ditur se në regjionin e Mitrovicës është konfiskuar një sasi prej 1200 litrash Coca-Cola të kontrabanduara.
“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra”, thuhet në njoftim.
Pas konfiskimit të mallrave, ka filluar procedura kundërvajtëse. /Lajmi.net/