Sanksionohen 224 vozitës në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

366

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 224 gjoba, prej të cilave 60 për tejkalim të shpejtësisë, 40 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për vozitësit e motoçikletave. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 4 për kalim në të kuqe në semafor dhe 45 gjoba për parkim të parregullt.

Comments