Pamje: Polici grek sulmon me shtizë imigrantët në barkë, pastaj të shtëna në ujë

367

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka thënë BBC-së se qeveria greke duhet ta ndërpresë dëbimin ilegal të imigrantëve që arrijnë në atë shtet.

Komisionerja për Çështje të Brendshme, Ylva Johansonn, tha se raportet shumë mirë të bazuara të kthimit të imigrantëve në det dhe në tokë paraqesin shkelje themelore të vlerave evropiane, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Grupet për të drejtat e njeriut pretendojnë se mijëra njerëz që synojnë azil në Evropë janë kthyer prapa nga Greqia në Turqi para se t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Sidoqoftë, Greqia vazhdimisht i ka mohuar këto pretendime.

Në pamjet e publikuara nga transmetuesi publik britanik e të siguruara nga Roja Bregdetare Turke, një polic grek shihet duke i sulmuar me një shtizë të gjatë imigrantët që ndodheshin në një barkë më të vogël se anija e rojës bregdetare greke. Pas pak, dy të shtëna shihen në ujë, fare pranë barkës me plot njerëz.

Një imigrant përmes video-lidhjes tha: “Ata na thanë: ***dhuni, mos u ktheni. Nëse ktheheni, do t’ju vrasim.”

Comments