Ministri Vitia shkon në Deçan, takohet me kryetarin e komunës
Në Komunën e Deçanit tashmë është shpallur gjendje emergjente pas qindra rasteve të helmimit të qytetarëve.
Ky vendim i Komunës vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës nisi hetimet dhe ka kryer obduksionet e dy personave të vdekur në 24 orët e fundit nga komuna e Deçanit.
Pas kritikave të shumta për mungesën e tij dhe të kryeministrit, tashmë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka arritur në Deçan.
Ai është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn.
Më vonë në Deçan pritet të arrijë edhe presidentja Vjosa Osmani.