Kurti iu uron shërim të shpejtë të helmuarve në Deçan, tregon pse s’mund të jetë pranë tyre

224

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas helmimit të qindra banorëve të Deçanit.

Ai ka thënë se e ka të pamundur që të jetë pranë qytetarëve të Deçanit pasi që është në vizitë zyrtare jashtë vendit, por që është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Viti”, ka shkruar ndër të tjera Kurti, transmeton “Indeksonline”

Comments