Skuadrat italiane në “gjah” pas Enis Bardhit

389

Skuadra italiane, Torino është afër ta transferojë reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Sipas “SkySport.it”, Enis Bardhit i pëlqen Italia, ndërsa skuadrat e interesuara për të janë, Torino dhe Milani. Por, skuadrat italiane duhet të bindin Levanten, e cila po kërkon 15 milionë euro për ta lëshuar yllin e saj të largohet nga Spanja.

Kontrata e Bardhit skadon në verën e vitit 2022, ndoshta Bardhin mund ta shohim në ndonjë skuadër italiane në fund të afatit kalimtar veror, atëherë kur Levante mund të bindet ta ulë çmimin e tij ose të rrezikojë ta humb atë me parametër zero vitin e ardhshëm.

Comments