Krenari: Lartësohet flamuri i Kosovës në Japoni, Distria merr medalen e artë

330

Distria Krasniqi ka marrë medaljen e artë.

Distria Krasniqi ka marrë medaljen e artë në kategorinë -48 kg në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Krasniqi arriti ta mposht japonezen, Funa Tonaki me të cilën ishte ndeshur edhe më parë në Doha Masters.

Në fakt, Tonaki ishte e rrezikshme, por Krasniqi arriti që me një lëvizje “Waza-Ari” ta mposht japonezen para përfundimit të kohës së rregullt.

Distria arriti ta fitojë medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në histori të Kosovës./Lajmi.net/

Comments