“Luaneshë”, Rama reagon pas triumfit të Distrias

318

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Distria Krasniqin pasi fitoi medaljen e artë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi u përball me Funa Tonaki, në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg.

Ajo arriti të triumfojë, duke rrëmbyer medljen e artë në “Lojërat Olimpike”, medalje kjo e dytë për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e uroi Distrian, duke e quajtur luaneshë.

Postimi i plotë:

“LUANESHË?
Bravo? Bravo? Bravo?
#distriakrasniqi??❤️
#KampioneOlimpike?
#RESPEKT?“. /Lajmi.net/

Comments