Osmani pas fitores së Distrias: Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë

278

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare dhe e lumtur për suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, që arriti në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja Distria Krasniqi është përballur me xhudisten, Funa Tonaki.

Ajo u përball në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg.

Krasniqi arriti ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Vjosa Osmani thotë se është nder, krenari e lumturi e papërshkrueshme, suksesi i Distrias.

Postimi i plotë:

“Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.
Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.
Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.
Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.
Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo! ?? ?“. /Lajmi.net/

Comments