Zaev: Cilido të jetë vendimi i UNESCO-së për Ohrin, ne e dijmë se ai do të vazhdojë të zhvillohet

444

Si do që të jetë vendimi që do të sillet sot në Komitetin e trashëgimisë botërore vendos në kuadër të UNECO-së për Liqenin e Ohrit, ai do të respektohet, por pozitive në tërë debatin që është zhvilluar këto ditë, është se ka ndryshuar vëmendja ndaj punës në përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-së, pasi po punohet.

Kështu ka deklaruar sot në Ohër, kryeministri Zoran Zaev i cili tha se ai nuk mund të lobojë për të marrë një vendim sa më pozitivë për vendin, pasi siç tha, në Komitet marrin pjesë ekspertë dhe çështja e trashëgimisë botërore nuk është politikë.

“Atje nuk ka politikë dhe nuk mund t’ju paraqitemi shokëve tanë. Maqedonia e Veriut gjatë kësaj periudhe ka krijuar miq të fuqishëm dhe të mirë, por këtu nuk është në çështje politike. Çështje janë ekspertët, me dominim nga shtetet nordike. Për shembull, në tërë këtë projekt më e zëshmja është Norvegjia. Është mikja jonë, por nuk mundet kryeministri Zaev t’i lajmërohet kryeministrit norvegjez. Kjo nuk funksionon kështu. Në bazë të dëshmive, të ekspertëve, të gjithë asaj që është bërë deri më tani, debati është i hapur”, tha ai.

“Sot, pritet të ketë vendim, por unë jam i kënaqur që e kemi ndërruar vëmendjen dhe treguam se punohet. E dyta për ne është motivim, por edhe për shtetin dhe pushtetin lokal. Të gjithë e dimë se Ohri do të vazhdojë të zhvillohet dhe duhet të zhvillohet”, u shpreh Zaev.

Ai po ashtu, nuk dha detaje nga vendimi që pritet të merret, por shtoi se qëllimi kryesor është të tregohet se RMV ka ndryshuar orientimin, se tani gjërat shkojnë drejt përmirësimit dhe jo rrënimit.

Përndryshe, UNESCO i dha Maqedonia së Veriut dhe Shqipërisë edhe dy vite që të veprojnë sipas rekomandimeve që i kanë propozuar në mënyrë që të shmanget vendosja e rajonit të Ohrit në listën e zezë “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”.

Përveç kësaj, Maqedonisë dhe Shqipërisë i kërkohet që deri më 1 shkurt 2023, para Qendrës për trashëgimi kulturore të dorëzojnë raport të përbashkët për gjendjen e rajonit, duke përfshirë edhe raport për përparimin e arritur në zbatimin e vërejtjeve.

Comments