Dimitrievski nuk e pret LSDM-në, garon si i pavarur

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski nuk do të presë aminin e partisë Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe do të garojë edhe për një mandat, por tani si i pavarur.

Informacionin e ka konfirmuar vetë Dimitrievski për “Fokus”, duke shtuar se gjatë ditës do të ketë paraqitje para gazetarëve në të cilën do të shtjellojë shkaqet për këtë vendim.
Ndërkaq ditë më parë LSDM-ja promovoi një grup kandidatësh për kryetarë komunash nga radhët e kësaj partie, por për Kumanovën ende nuk ka publikuar emër./TV21