Omer Xhemali me mesazh për vaksinim për shqiptarët

Omer Xhemaili, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër me një deklaratë për albinfo.ch i u është drejtuar shqiptarëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.
Ai ka thënë se vaksinimi shpëton jetë nga vdekja.
“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai.