FSK pranon të hënën automjetet e blinduara

440
fresco

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së do të organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle).

Ceremonia në fjalë do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën nga ora 11:00.

Me këtë rast, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

midle

Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, ditë më parë, ministri Mehaj njoftoi se këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Sipas tij, karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm.

“Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”, pati deklaruar ai. /Lajmi.net/

Comments