Tetovë, 4 të vdekur dhe 102 të hospitalizuar nga Covid 19 në 24 orët e fundit
Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmuan autoritetet e Spitalit për Tetovasot.
Situata me virusin në Tetovë vazhdon të stabilizohet ditëve të fundit me shifra që po ulen ndërkohë që mjekët vazhdojnë me apelet për respektim të masave dhe të vaksinohen masovikisht personat për mbrojtje më të mirë nga virusi.
Në Spital gjithashtu thanë se janë gjithsejt të hospitalizuar 102 pacientë.8 persona janë me nga një dozë të vaksinës ndërsa 4 me dy doza.
Pacientë me oksigjen janë 102 ndërsa me respirator asnjë pacient.Ambulantë ditore janë 147 pacientë.Gjithsejt janë 259 pacientë.TS