Zjarri në spitalin Covid eskaloi pasi shpërtheu bombola e oksigjenit!

Zjarri mori fuqi që pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit që shërben për mjekim të pacientëve me Covid-19.
Kjo, siç njoftoi komandanti i Njësitit të kundrëzjarrit, Uka Aliti, ka ndodhur pak para se të arrijnë ekipet zjarrfikëse.

“Para se të arrijmë ne ka pasur një shpërthim. Vetëm një shpërthim është dëgjuar. Nga ai shpërthim i bombolës me oksigjen… Meqë oksigjeni nuk digjet, mirëpo nga ai shpërthim i bombolës, meqë oksigjeni i ndihmon zjarrit dhe ai zmadhohet”, tha Aliti, transmeton TV21.
Thotë se zjarri u fut nën kontroll brenda 27 minutave dhe ta lokalizojmë në tërësi.