Një person në Prishtinë qëllon me armë familjarin
Një person nga Prishtina është arrestuar pasi nga pakujdesia kishte shkrepur me pushkë ajrore, duke qëlluar në kokë një familjar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më datë 22.09.2021 në orën 21:00.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.