Kina: Putin është i gatshëm të negociojë me presidentin e Ukrainës

354

Diktatori dhe agresori i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë që të negociojë me Ukrainën në një nivel të lartë.

Kështu raportuan mediat ruse se tha Putin pas një një bisede telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të premten, transmeton lajmi.net.

“Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën në një nivel të lartë,” tha Putin, cituar nga Ministria e Jashtme kineze.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më herët se kishte vendosur për një operacion të posaçëm ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës.

Sidoqoftë, këto fjalë të tij bien në ujë pasi që siç raportohet nga organizatat ndërkombëtare, në këtë nisje të pushtimit pa asnjë arsye të Rusisë ka të vrarë edhe civilë. /Lajmi.net/

Comments