Ukraina: Kemi vrarë mbi 1 mijë ushtarë rusë deri tash
Pushtimi rus i Ukrainës po ecën me një shpejtësi të madhe, teksa trupat e Putinit kanë arritur në rrethet veriore pranë Kievit.
BBC sjell dëmet e raportuara deri tash nga palët:
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se më shumë se 1000 trupa ruse ishin vrarë.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, u tha deputetëve se 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë.
Kjo ndodhi pasi OKB-ja tha se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur në sulmet ajrore në të gjithë vendin.
Rusia tha se kishte “eliminuar” 200 forca ukrainase gjatë kapjes së aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. /Lajmi.net/