Rusia e propozon një vend për të negociuar me Ukrainën, ka dy kërkesa

421

Rusia është e gatshme të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk për bisedime me Ukrainën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov sipas agjencive ruse të lajmeve thotë se kontigjenti i zyrtarëve mund të përfshijë përfaqësues nga ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes të vendit, transmeton lajmi.ent.

Vërejtjet e tij erdhën pasi një këshilltar i Zelenskyy sugjeroi se Kievi ishte gati për bisedime me Moskën, duke përfshirë miratimin e një statusi neutral në lidhje me NATO-n.

Peskov tha se çmilitarizimi do të duhej të ishte një pjesë thelbësore e kësaj. /Lajmi.net/

Comments