Kërcënon aleati i Putinit: Nëse shpërthen Lufta III Botërore, Londra qyteti i parë që do të bombardojmë

Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, deputeti dhe gjenerali në rezervë, Andrey Gurulyov, 54 vjeç, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus, tha se në rast se do të shpërthente Lufta e III Botërore, kryeqyteti i parë evropian që do të bopmbardonte Moska është Londra.
Ai tha se Rusia nuk do të synojë as Varshavën, Parisin apo Berlinin, por do të bombardonte me raketa Londrën.
Në kanalin 1 të televizionit shtetëror, ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar që Perëndimi të bllokonte enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror,” tha gjeneral-lejtnant Gurulyov, një komandant i lartë që tani përfaqëson Rusinë e Bashkuar, partinë kryesore politike pro-Vladimir Putin.
“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini, por nga Londra”, tha gjenerali.