Me aprovimin e presidentit Florentino Perez, Real Madridi ka zgjedhur një formë për t’iu qasur mesfushorit spanjoll, Rodri.
Mediat raportojnë se “mbretërit” kane kontaktuar Manchester Cityn, për të diskutuar një blerje të lojtarit, shkruan IndeksOnline.
Pas suksesit në Botëror, Rodri duket se shumë shpejt do të kthehet në vendlindje për të luajtur me ekipin më të trofeshëm në botë.
Reali raportohet se është i gatshëm të paguajë më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e spanjollit.
Raportohet se City ende nuk i ka kthyer përgjigje Realit, pasi është në pritje të ofertave të tjera për Rodrin, që çdo herë e më shumë po i jep prioritet ekipit madrilen./IndeksOnline/



