E tmerrshme në Mitrovicë të Veriut: Burri dyshohet se dhunoi të miturën

Një akt i tmerrshëm ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, dhe pas inicimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Mitrovicë Veri 28.07.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

By admin7