Bayern fiton miliona pa luajtur asnjë ndeshje! Talenti australian mbush arkën e bavarezëve

Një klauzolë e zgjuar e përfshirë në kontratën e shitjes po i sjell një përfitim të madh financiar Bayern Munichut. Klubi bavarez pritet të arkëtojë mes 6 dhe 7.5 milionë euro, falë transferimit të sulmuesit australian Nestory Irankunda nga Watford te Sporting CP.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Sporting Lisbon ka arritur marrëveshje për ta blerë 20-vjeçarin për rreth 15 milionë euro, plus bonuse.

Kur Bayern e shiti Irankundën te Watford në verën e vitit 2025, klubi gjerman përfshiu një klauzolë që i garanton 40 deri në 50 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme. Pikërisht kjo klauzolë tani po aktivizohet, duke i sjellë bavarezëve miliona euro shtesë.

Irankunda iu bashkua Bayernit në vitin 2024 nga Adelaide United për më pak se një milion euro, por ishte planifikuar fillimisht për ekipin rezervë dhe nuk arriti të debutonte asnjëherë me ekipin e parë në ndeshje zyrtare.

Megjithatë, edhe pa zhvilluar asnjë minutë me fanellën e Bayernit, sulmuesi australian po rezulton një investim shumë fitimprurës për kampionët gjermanë, të cilët po korrin frytet e një strategjie të zgjuar në tregun e transferimeve.

Policia nis hetime ndaj Labinot Rexhës pas përdorimit të armës në një dasmë

By admin